Avokatja e Bekimit dhe Arlindës: “Tragjedia e ‘Puls’-it nuk mund t’u ngarkohet zyrtarëve administrativë – ata s’kishin kompetenca sigurie

nga D. V.

Shkup, 11 dhjetor – Të akuzuarit Bekimi dhe Arlinda, kanë bërë përpunimin administrativ të dokumenteve, ndërsa vdekja e 61 personave ka ndodhur për shkak të zjarrit, lëshimeve teknike dhe mungesë të sigurisë që nuk ishin në kompetencën e tyre, tha mes tjerash Sofija Laliçiç, avokate e të punësuarve në Ministrinë e Ekonomisë, Bekim Haxhiut dhe Arlinda Kasapit, të akuzuar në rastin “Puls”, përcjell TV21. Avokatja Laliçiç tha se personat në fjalë nuk janë krijuesit e rrezikut.

“Nuk janë ata që duhej të kontrollonin hidrantët, instalimet, daljet. Nuk janë ata që e kanë mbushur klubin. Nuk janë ata që e kanë ndezur piroteknikën dhe nuk janë ata që e kanë shpëtuar apo nuk e kanë shpëtuar dikë. Puna e tyre është procedurë administrative, pa të drejtë për mbikëqyrje të objektit, do të thotë administrative, jo inspektuese. Kjo tragjedi nuk mund t’i atribuohet nënshkrimit të zyrtarit administrativ, që ka verifikuar kompletimin e dokumentacionit, e jo edhe vërtetësinë. Si Bekimi dhe Arlinda do ta dinin se sa metër katrorë ka “Puls”, kur asnjëherë nuk kanë qenë në Koçan, nuk kanë qenë në diskotekë, nuk kanë pasur as detyrim dhe autorizim për të shkuar dhe për ta kontrolluar këtë”, tha mes tjerash Llaliçiç.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More