Bazar i fundvitit në Çair hapi dyert në sheshin “Skenderbe”

nga Xh M

Shkup, 27 dhjetor – Bazar i Fundvitit në Çair hapi dyert sonte në Sheshin Skënderbe, duke shënuar fillimin e një atmosfere festive me interesim të lartë nga qytetarët. Pavarësisht motit të ftohtë, sheshi u gjallërua me vizitorë të shumtë që shijuan dritat dekorative, stendat festive dhe programin muzikor.

Mbrëmja u shoqërua me performancë muzikore nga DJ Edmir, duke krijuar një ambient të këndshëm për të gjitha moshat. Bazar i Fundvitit do të vazhdojë edhe tri netë të tjera. Nesër, nga ora 18:00, do të organizohet program i posaçëm për fëmijë me maskota dhe aktivitete festive, ndërsa nga ora 19:00 deri në 21:00, atmosfera do të vazhdojë sërish me DJ Edmir.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More