Debat publik për ligjet reformuese për transformimin digjital

nga D. V.

Shkup, 19 qershor – Komisioni parlamentar për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor sot organizoi Debat Publik për pakon reformuese të ligjeve për transformimin digjital: Propozim-ligjin për komunikimet elektronike, Propozim-ligjin për sigurinë e sistemit të rrjetit dhe informacionit, si dhe propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për materialin arkivor dhe veprimtarinë arkivore dhe Ligjin për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale.

Ekspertë të fushës dhe palë të interesuara shprehën pikëpamjet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre mbi propozim-ligjet për miratimin dhe zbatimin e tyre sa më të suksesshëm, ndërsa ministri resor, Stefan Andonovski bëri thirrje për miratimin e tyre në kohë, me cilësi dhe me konsensus.

Boban Dragorski nga Oda Ekonomike amerikane tha se ligji, sado që është i nevojshëm në segmente të caktuara parashikon rregullim të tepërt, që, sipas tij, do të thotë edhe një sektor privat më pak konkurrues në vend. Ai kërkoi një shtyrje të zbatimit të ligjit deri më 1 janar 2027, në vend të fillimit të vitit të ardhshëm.

Ata e mbështesin plotësisht miratimin e ligjit për sigurinë e sistemit të rrjetit dhe informacionit, por si sektor privat janë veçanërisht të shqetësuar për dy çështje thelbësore. E para lidhet, siç thanë, me rregullimin e tepërt, të cilin e shohin në faktin se kur dallojnë se cilat entitete janë thelbësore dhe cilat janë të rëndësishme, tërhiqen nga direktiva, përkatësisht si shtet ne prezantojmë kërkesa më të larta në lidhje me atë që kërkohet sepse përfshijmë më shumë entitete që janë thelbësore sesa të nevojshme.

“Çështja e dytë ka të bëjë me nenin 4, paragrafin 3 të Ligjit, i cili përcakton se pavarësisht nga madhësia e subjektit, ligji zbatohet për të gjithë në vend. “Direktiva parashikon të zbatohet për të gjitha subjektet pavarësisht nga madhësia, por në fushat që janë të përcaktuara. Po e vendosim veten në një situatë ku tashmë jemi në një epokë të luftës për më shumë sektorë të korporatave, ne po bëjmë pikërisht të kundërtën, domethënë po prezantojmë kërkesa më të mëdha se ato që parashikon rregullorja. Veçanërisht shqeëtson edhe zbatimi i ligjit, nga 1.1.2026, ndërsa listat e detajuara se kush saktësisht do ta zbatojë ligjin duhet të miratohen brenda 12 muajve, domethënë deri më 30 qershor 2026, që do të thotë se do të kemi një periudhë prej gjashtë muajsh në të cilën nuk do të dihet se kush duhet ta zbatojë atë”, tha Dragorski.

Ai gjithashtu bëri vërejtje se me Propozim-ligjin për ndyshimin e Ligjit për dokumentet elektronike,  identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale, transpozimi i rregullores së BE-së për fuqinë provuese të nënshkrimit elektronik nuk është transpozuar në mënyrë adekuate, kështu që fuqia provuese e nënshkrimit elektronik nuk njihet si diçka që duhet të përbëjë bazë për transformimin digjital në vend.

Kryetari i Komisionit, Bekim Qoku, theksoi se duke pasur parasysh angazhimin strategjik të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, harmonizimi me standardet e BE-së është i nevojshëm.

“Në rrugën evropiane, BE-ja ofron ndihmë për vendet përmes instrumentit IPA, si dhe planit për rritjen e mjeteve, të cilat kushtëzohen nga përmbushja e agjendave të reformave, përfshirë transformimin digjital”, tha Qoku.

Siç kumtoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në përputhje me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes së Ballkanit Perëndimor, me miratimin e pakos së reformave të ligjeve për transformimin digjital, Maqedonia fiton qasje në më shumë se 19 milionë euro, nga të cilat 5,7 milionë euro janë të destinuara si mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore. Këto 19 milionë euro, siç tha, janë disa herë më të mëdha se buxheti i përgjithshëm me të cilin dispnon Ministria e Transformimit Dixhital (MDT).

Duke prezantuar progresin në agjendën e reformave 2024-2027, Andonovski tha se ai nuk është deklarativ, por konkret, i matshëm dhe në përputhje me prioritetet evropiane.

Ai kërkoi që ligjet të mos shihen si formalitet, por si themel, kornizë, plan veprimi, se si duhet të ndërtojmë një Maqedoni të digjitalizuar dhe smar konkurruese, sepse, theksoi, kjo nuk është vetëm harmonizim me rregulloret evropiane, por edhe vendosje e një sistemi, rendi, standardesh, modernizim në një segment shpesh të neglizhuar, por thelbësor të administratës publike, por edhe të jetës së përgjithshme në shoqëri. “Me këto ligje, ne sigurojmë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, forcojmë integritetin e shërbimeve digjitale, sigurinë, kontribuojmë për rritje më të shpejtë ekonomike përmes inovacioneve. Obligimi ynë i përbashkët është t’i miratojmë ato në kohë, me cilësi dhe me konsensus, sepse kjo është në interes të të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe kompanive, pavarësisht përkatësisë sonë”, tha Andonovski.

Ai theksoi se me Ligjin për sigurinë e sistemeve të rrjetit dhe informacionit për herë të parë në vend krijohet një kuadër ligjor për rregullimin e sigurisë kibernetike dhe përfaqëson një angazhim të rëndësishëm strategjik që mbart një mesazh të qartë përgjegjësie, pjekurie dhe vizioni në fushën e sigurisë digjitale.

Sipas tij, Ligji për Komunikimet Elektronike është një hap i rëndësishëm drejt së ardhmes digjitale, duke harmonizuar rregulloren vendase me standardet më të fundit evropiane – Kodin evropian për komunikime elektronike dhe direktivën 2018/1972 dhe rregulloren më të fundit mbi infrastrukturën gigabit.

Arsyet kryesore për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Dokumentet Elektronike, Identifikimin Elektronik dhe Shërbime Konfidenciale lidhen drejtpërdrejt me nevojën për harmonizim me rregulloren evropiane e cila ofron një bazë ligjore për futjen e Portofolit Digjital për Identitetin Elektronik dhe përcakton rregulla të reja për shërbimet e besimit, si dhe futjen e shërbimeve të reja të besimit. Qëllimi është të sigurohet siguri më e madhe ligjore, qartësi dhe parashikueshmëri në përdorimin e shërbimeve dhe mjeteve elektronike, si dhe të forcohen mekanizmat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë kibernetike.

Nga ana tjetër, Propozim-ligji për Materialin Arkivor dhe Veprimtarinë Arkivore pritet të arrijë qëllime më të gjera shoqërore, përkatësisht: përmirësimin dhe standardizimin e proceseve të punës zyrtare dhe arkivore, mbrojtjen, ruajtjen, përpunimin dhe përdorimin e materialit arkivor, si një trashëgimi e rëndësishme kulturore e shtetit dhe një burim i kujtesës kolektive të të gjithë shoqërisë. Qëllimi i këtij ligji është trajtimi uniform në punën zyrtare dhe arkivore. Zgjidhja e re ligjore rregullon plotësisht prodhimin e dokumenteve zyrtare elektronike, si dhe ruajtjen, mbrojtjen dhe përdorimin e materialit arkivor elektronik, përmes krijimit të një Sistemi të Vetëm Kombëtar të Informacionit Arkivor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More