Takim i ministrit Toshkovski me Zolt Bunford, i dërguar special i kryeministrit hungarez për Ballkanin Perëndimor

nga D. V.

Shkup, 19 qershor – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me Zolt Bunford, të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Nga MPB-ja njoftuan se në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet dy ministrive dhe dy Qeverive në përgjithësi, me ç’rast të dy palët theksuan besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në promovimin e mëtejshëm të tyre.

Ministri Toshkovski shprehu mirënjohje për përkushtimin e ndërsjellë, por edhe marrëdhënien vëllazërore në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke nënvizuar faktin se sfidat e përbashkëta kërkojnë zgjidhje të përbashkëta dhe se ajo që sot prek Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, nesër do të ketë efekt në ngjarjet evropiane.

“Takimi përfundoi me bindjen në përkushtimin e ndërsjellë të zgjidhjes së sfidave të përbashkëta dhe rrumbullakimin e përparësive të përbashkëta, si dhe me premtimin e mbështetjes së mëtejshme të përbashkët në shkatërrimin e emigracionit të paligjshëm dhe asgjësimin e tij”, njoftuan nga MPB-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More