Familjarët e viktimave: Tragjedia në Koçan nuk ka ndodhur para 20 viteve, por më 16 mars 2025!

nga D. V.

Shkup, 9 dhjetor – Në seancën e Komisionit të përhershëm Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Kuvend, sot mes tjerash folën familjarët e viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, përcjell TV21. Një nënë tha se tragjedia nuk ka ndodhur para 20 viteve, por më 16 mars të këtij viti.

“Kush na e garanton sigurinë? Kush? Edhe ju mund të gjendeni, edhe unë, edhe cilido tjetër, ashtu siç u gjendën fëmijët tanë aty. Data është 15 drejt 16 mars, atëherë ndodhi tragjedia. Jo para 20 viteve. Që nga ajo datë asnjë nuk është arrestuar”, tha mes tjerash një nënë e një prej 63 viktimave në tragjedinë e zjarrit në diskotekën “Pulse”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More