Hyseni: 250 fëmijë me asistencë sociale, po pajisen me çanta dhe materiale shkollore

nga D V

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se 250 fëmijë me asistencë sociale, do të pajisjen me çanta dhe materiale shkollore.

Përmes një komunikate për media, thuhet se nxënësit me kushte jo të mira materiale po furnizohen me çanta e materiale të tjera për të vijuar mësimet.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, njofton se këta nxënës janë nga klasa e parë deri në të pestën.

“I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor”, tha Hyseni.

I pari i komunës falënderoi organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, e cila, sipas tij ka kontribuar që të shohin buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve sot.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More