Lajçaku s’do të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër, shkak “zhvillimet e paparashikuara”

nga Xh M

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, nuk do të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër, siç ishte njoftuar muaj më parë.

“Për shkak të zhvillimeve të paparashikuara, ambasadori i caktuar për Zvicër dhe Lihtenshtejn përfundimisht nuk do ta marrë postin në Bernë. Rrjedhimisht, mandati i ambasadorit aktual është zgjatur deri më 31 gusht 2025″, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Zvicër në rrjetin social “X”.

Më herët, Zyra për Shërbimin e Jashtëm të BE-së pati bërë të ditur se Lajçaku është kandidat për ambasador të BE-së në Zvicër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More