Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”

nga D. V.

Për herë të tretë që nga 2021, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar – të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë – Defender Europe 2025”.

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Në operacionin e udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, pritet të marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s.

Ky është ushtrimi më i madh ushtarak shumëkombësh që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.

Nga sot e deri më 9 qershor, kur realizohet ky ushtrim, do të ketë lëvizje të konvojeve nga vend-bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, përkatësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More