Mexhiti në Forumin për Mjedis Jetësor Austri-Maqedoni në Tetovë

nga D. V.

Tetovë, 12 mars – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot do të mbajë fjalim  në Forumin  për Mjedis Jetësor Austri-Maqedoni   që do të mbahet  në Tetovë.

Në forum, siç bëri të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  fjalime do të kenë edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Martin Pamer. 

Forumi organizohet me rastin e përvjetorit të parë të partneritetit publik-privat Zaubermaher-Tetovë, i cili si aktivitet kryesor ka implementimin e menaxhimit ekologjik të mbetjeve dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave mbi sfidat, sukseset dhe mundësitë në rajon në menaxhimin e mbetjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More