Seanca të pesë komisioneve kuvendore

nga D. V.

Shkup, 12 mars – Në Kuvend për sot janë caktuar seancat e pesë komisioneve kuvendore. Sipas informacioneve të publikuara në ueb faqen, seanca duhet të mbajnë Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës, Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për monitorimin e komunikimeve, Komisioni për sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve dhe Komisioni njuridiko-ligjdhënës.

Në rendin e ditës të Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit është propozimi për formimin e grupit punues për kodin etik, ndërsa në Komisionin për sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të shqyrtohen Projekt-amandamentet e Ligjit për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe Projektligjin për rehabilitim, në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për mbikëqyrjen e komunikimeve do të shqyrtojnë raportin vjetor për punën e Agjencisë Operative-Teknike për vitin 2024, ndërsa Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Agjencisë së Inteligjencës do të shqyrtojnë projekt-konkluzionet për mbikëqyrje në këto dy agjenci. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More