Në VK Niki (VK Mexhitli) ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese

nga D. V.

Shkup, 9 janar – Në VK Niki (VK Mexhitli) ka ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese, e cila do të zgjat deri nesër në ora 10:00. Komunikacioni për automjetet e tjera do të zhvillohet normalisht, kumtoi LAMM-ja.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Nga data 15.11.2025 filloi obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjat deri më 15.03.2026.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë përmes parkut nacional Galiçicë nga data 21.11.2025 e deri më 31.03.2026 mbyllet për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More