Një person arrestohet në Studeniçan për tentim vrasje

nga Xh M

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, mbrëmë ka marrë një denoncim nga personi R.K. (55) nga fshati Studeniçan i Shkupit, se një ditë më parë, rreth orës 20:00, afër një xhamie në të njëjtin fshat, është sulmuar fizikisht nga dy të mitur 16-vjeçarë.

“Sulmit i parapriu një kërcënim verbal me jetë, pas çka njëri prej të miturve kishte nxjerrë një thikë dhe kishte vrapuar drejt denoncuesit duke e sulmuar me të. Nga mjekët e Qendrës Klinike Universitare ‘Shën Naum Ohri’ është konstatuar se R.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore – plagë me thikë, dhe është mbajtur për trajtim të mëtejshëm. Prokurori kompetent është informuar dhe nga Njësia për Hetim të Krimeve Kundër Jetës është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, ndërsa inspektorët e Seksionit për Hetim Penal Aerodrom kanë përpiluar procesverbalin për pranimin e denoncimit. Me udhëzimet e Prokurorit Publik për të mitur, duke qenë se bëhet fjalë për një vepër penale – tentativë për vrasje, njëri nga të miturit 16-vjeçar është privuar nga liria në Stacionin Policor Draçevë, dhe më pas i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Personi është dërguar në Burgun e Shkupit”, njofton MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More