Gostivar, 24 maj – Pas ndërprerjes për shkak të inspektimit të një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Gostivar – Tetovë, i cili ka filluar një orë më parë, qarkullimi është normalizuar dhe po rrjedh pa kufizime. Drejtuesi i kamionit që u përmbys në rrugë ka mbetur i lënduar lehtë.
Rreth orës 10:15 është raportuar se në autostradën Gostivar – Tetovë, një kilometër pas pikë pagesës së Gostivarit, një kamion me targa të Shkupit është përmbysur në rrugë.
“Automjeti transportues “Reno” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.XH. (23) nga Kalishta e Gostivarit, është përmbysur në rrugë. Në aksident, shoferi ka marrë lëndime të lehta trupore”.
Aksi rrugor ishte i mbyllur dhe komunikacioni rikahëzohej nëpër rrugët e rrethinës.