Nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

nga Xh M

Shkup, 9 shkurt – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar, informojnë nga Unioni i Automjeteve të Maqedonisë LAMM.

LAMM apelon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalistikën në komunikacion dhe të kenë kujdes të veçantë në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Në vendkalimet kufitare nga RMV për momentin nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

“Vëmendje e veçantë duhet në segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes dhe të përgatiten për situata të mundshme të paparashikuara në rrugë”, rekomandon LAMM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More