Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e punëve ndërtimore për sanimin e sheshit mbrapa QT “Kapitoll” në Aerodrom

nga Redaksia

Shkup, 9 shkurt – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, në kuadër të vizitave në teren “Ku zemra është në shtëpi”, në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, sot, do të marrë pjesë në fillimin e punëve ndërtimore për sanim dhe rikonstruim të sheshit mbrapa QT “Kapitoll” në Komunën Aerodrom. 

Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, ky projekt është një nga tetë projektet të cilat do të realizohen me mjete nga buxheti shtetëror, të miratuara në thirrjen e parë publike për mbështetje financiare të komunave. 

Në kuadër të vizitave në teren nëpër komuna – “Ku zemra është në shtëpi”, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe zëvendësi i tij, Erxhan Selimi dje patën takim me qytetarë, përfaqësues të sektorit të biznesit, organizata joqeveritare dhe punëtorë në arsim nga komuna Aerodrom në të cilat ata dhanë mendime, propozime dhe ide për përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme të qytetarëve si rritje e sigurisë në komunikacion në zonën Aerodrom, stimulimin e shpresave të reja sportive, ruajtjen e sipërfaqeve të gjelbra në parqe, tejkalimin e problemit me ndotjen e ajrit dhe qenve endacakë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More