OEK prezanton një aktgjykim tjetër që anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë

nga D. V.

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për një aktgjykim të dytë brenda dy ditësh të Gjykatës Komerciale, i cili anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë.

OEK thekson se ky zhvillim tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRrE-së.

“Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të cenuara nga ky vendim që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Çdokush që ka nevojë për asistencë, brenda Odës është themeluar një ekip juristësh që do të ndihmojë në draftimin e akteve kundër njoftimit të ZRrE-së”, thuhet në njoftim.

OEK tutje u bën thirrje ZRrE-së që ta pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë, përpara se të krijohen pasoja edhe më të mëdha për biznesin, ekonominë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More