Tetova ndër komunat më transparente në vend

nga D. V.

Shkup, 17 shtator – Komuna e Tetovës vazhdon të renditet ndër komunat më transparente në vend dhe rajon.

Sipas Indeksit të Transparencës Aktive, të publikuar nga Qendra për Komunikime Qytetare, Tetova ka arritur përqindjen prej 81.4%, duke u pozicionuar si një nga komunat me transparencën më të lartë.

Ky vlerësim konfirmon angazhimin e Komunës së Tetovës për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve përmes llogaridhënies dhe transparencës, që mbeten prioritete kryesore të punës sonë.
Për këtë, ka njoftuar vet Komuna e Tetovës.

“Llogaridhënia dhe transparenca mbeten prioritete të Komunës së Tetovës!”, kanë shkruar nga Komuna e Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More