“Sulmi në Manchester”/ Policia britanike deklaron se ka qëlluar aksidentalisht një nga viktimat jashtë sinagogës hebraike

nga L. M

Një nga viktimat e sulmit të ndodhur më ditwn e djeshme jashtë një sinagoge në Manchester dyshohet se është qëlluar aksidentalisht nga policia gjatë përplasjes me autorin e sulmit. Lajmi është konfirmuar ditwn e sotme nga Shefi i Policisë së Manchester-it, Sir Stephen Watson.

Sipas deklaratës së tij, një nga dy personat që humbi jetën gjatë ngjarjes ka shfaqur plagë që përputhen me ato të shkaktuara nga njw armë zjarri, megjithatë ende nuk është përcaktuar nëse  ka qenë ky shkaku i vdekjes.

Ndërkohë, një tjetër person që ndodhet i shtruar në spital ka marrë gjithashtu një plagë nga armë zjarri, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të dy këta persona, sipas autoriteteve, ishin pozicionuar pranë njëri-tjetrit, pas derës së sinagogës, në momentin e ndërhyrjes së policisë.

Shefi i policisë sqaroi se autori i sulmit, 35-vjeçari Jihad Al-Sami, nuk ishte i armatosur me armë zjarri. Kjo nënkupton se të gjitha të shtënat që u dëgjuan në vendngjarje ishin të policisë, e cila ndërhyri për të ndaluar hyrjen e tij në sinagogë.

“Plagët nga armë zjarri që kanë marrë dy nga viktimat mund të jenë, për fat të keq, një pasojë tragjike dhe e paparashikuar e reagimit të menjëhershëm të oficerëve të mi,” deklaroi Sir Watson.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More