Shkup, 22 gusht – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot do të ketë takim pune me кryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.
Në takim, siç paralajmërојnë nga OEMV-ja, do të diskutohet për më shumë tema me interes për biznesin, ndërsa theks i veçantë do t’i vihet problemit me protokollet e reja të Bashkimit Evropian, EES (Sistemit për hyrje/dalje) dhe ETIAS (Sistemi evropian i informacionit dhe autorizimit për udhëtim), si dy sisteme të ndara që BE-ja i prezanton gradualisht për të menaxhuar dhe kontrolluar hyrjen në zonën Shengen, njëri nga viti 2025, ndërsa tjetri nga viti 2026, ndërsa për kompanitë do të paraqesin barrë shtesë.
“Biznesi tregon se me protokolle të tilla, operatorët e transportit janë në disavantazh krahasuar me operatorët e BE-së në lidhje me kufizimet e vendosura, për shkak të rregullave të Shengenit që kufizojnë periudhën kohore që shofer profesionist mund të kryejë shërbime transporti bilateral (kufizim prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore)”, theksojnë nga Oda.
Sipas informacioneve të fundit, Sistemi për hyrje/dalje (EES) do të fillojë më 12 tetor të vitit 2025. Gradualisht, në periudhën prej 6 muajsh do ta implementojnë 29 vende evropiane (25 anëtare të BE-së të zonës Shengen, plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra), ndërsa me zbatimin e plotë që fillon më 10 prill të vitit 2026, kur në mënyrë elektronike do të llogariten ditët e qëndrimit. Në këtë moment përmes sistemit të dytë, ETIAS nuk kërkohet asnjë veprim nga udhëtarët, ndërsa Bashkimi Evropian do të ofrojë informacion shtesë në lidhje me datën konkrete të fillimit të ETIAS disa muaj para lansimit të tij.
Në takimin e punës do të diskutohet edhe për konferencën e madhe për infrastrukturë dhe ndërtim të cilën Oda do ta organizojë në mesin e muajit të ardhshëm.