Shkup, 6 prill – Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në urën në hyrje të Vizbegut ka pasur dëmtime, respektivisht është raportuar se kanë rënë copa të gurëve, ndërkaq ka shpërthyer edhe një gyp i ujit. Nga QMK thonë se pas raportimit rreth orës 17:00, defekti në gypin e ujit është sanuar në ora 20:30 nga ana e N.P. “Uji dhe Kanalizimi”.
“Operativët e QKM-së rajonale në Shkup menjëherë kanë dorëzuar kallëzimin te komunat Butel dhe Karposh dhe NP “Rrugë dhe rrugica” për veprim të menjëhershëm dhe riparimin e mbikalimit, por edhe në MPB, ndërsa policia është kujdesur për sigurinë e përgjithshme të rrugës dhe rajonit në afërsi, gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e mbikalimit. Personi i autorizuar i N.P. “Rrugë dhe rrugica” ka njoftuar QKM-në se është vepruar sipas kallëzimit. Ndryshe, drejtori i QKM-së, Stojançe Angelov, ka theksuar para opinionit dhe institucioneve dhe shërbimeve në disa raste përmes informimit zyrtar administrativ si dhe përmes takimeve koordinuese për pasigurinë e urës, mbikalimit, përballë Vizbegut, për çka janë gjetur zgjidhje të përkohshme për rritjen e sigurisë së qytetarëve në dhe nën urë.”, thonë nga QMK.