Vuçeviq: Hapja e urës në Mitrovicë do të ishte “cunami” për mbijetesën e serbëve

nga D V

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha sot se hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë do të ishte një veprim i rrezikshëm që do të kërcënonte mbijetesën e serbëve në Kosovë, raporton Tanjug.

I pyetur nëse pret që Bashkimi Evropian të ndërmarrë ndonjë hap konkret, Vuçeviq u përgjigj: “Do ta përcjellim”.

“Më e rëndësishme është që KFOR-i para së gjithash të mos e lejojë hapjen e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore, sepse unë më së shumti mbështetem te ta sa i përket kësaj çështjeje. Hapja e urës do të jetë cunami për mbijetesën e serbëve në Mitrovicë, për këtë shkak edhe po e bën Albin Kurti”, u tha Vuçeviqi gazetarëve në Nish të Serbisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More