Zgjedhjet e 11 majit, vota nga jashtë në fokus të takimit të OSBE me Grupin Ndërkombëtar të Punës

nga D V

Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Michel Tarran zhvilloi sot një takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet, me praninë e përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri.

Të ftuarit e veçantë në takim ishin Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe drejtorja e Drejtorisë së Votimit nga Jashtë Jona Josifi.

Ata i njohën pjesëmarrësit me punën aktuale dhe përgatitjet që po bën KQZ në Shqipëri dhe iu përgjigjën pyetjeve të tyre.

Në fokus të veçantë ishte zbatimi, për herë të parë në zgjedhjet në Shqipëri, i votimit nga jashtë vendit. Komisioneri Celibashi e falënderoi Prezencën e OSBE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vijueshme për KQZ-në.

Grupi Ndërkombëtar i Punës për Zgjedhjet është një forum i krijuar me nismën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, që mblidhet periodikisht për të shkëmbyer informacione dhe për të bashkërenduar qëndrimet dhe asistencën për çështjet zgjedhore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More