Tetovë, gruaja denoncon vjehrrin për ngacmim seksual

nga D V

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një grua 31-vjeçare me prejardhje nga Kosova, ka denoncuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga vjehrri i saj, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se personi i denoncuar është ndaluar.

“Me datë 30.01.2025 në ora 13:50, personi Sh.M.(33) nga një fshat i Tetovës, është paraqitur në SPB Tetovë, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga nusja e djalit të tij, 31-vjeçare nga Kosova, me qëndrim të rregulluar në fshat, se në disa raste ka kryer veprën penale “ngacmim seksual” ndaj saj, e dënueshme sipas nenit 190-a paragrafi 1 i Kodit Penal. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More