Ahmeti: Vepra e Komandant Kumanovës frymëzoi shqiptarët

nga L. M

27 vjet pa heroin e kombit, Ismet Jashari-Kumanova. Kështu Ali Ahmeti e nis përkujtimin me rastin e 27-vjetorit të rënies dëshmor të Ismet Jasharit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot kujtojmë jo vetëm një luftëtar të lirisë, por një shok veprimtarie, një mik të pathyeshëm dhe një njeri që nuk e njihte frikën. Ismeti ndër të parët iu përgjigj thirrjes për liri që vinte nga Kosova, duke u bërë shembull sakrifice dhe guximi.

Vepra e tij ishte flakadan që ndriçoi rrugën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe frymëzoi shqiptarët kudo për t’u bashkuar në kauzën kombëtare.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Komandant Kumanovën dhe për të gjithë dëshmorët e kombit!”, shkruan Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More