Bekim Fazliu: Brenda VLEN-it ka debat e mospajtime, por nuk ka krizë!

nga Xh M

Shkup, 12 shkurt – Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Falizu në emisionin “Debat në Shenja”, tha se VLEN ka sjellë demokraci në organizimin politik të shqiptarëve. Ai tha se deri tani nuk ka qenë një demokraci e tillë në organizimet politike të shqiptarëve, ku ka patur one men shoë, ku fjala e liderit ka qenë e fundit.

Bekim Fazliu tha se nga informacionet që ka dhe nga kontaktet e partive që e përbëjnë VLEN-in, nuk ka krizë mes partive të VLEN-it.

“Mund të ketë debat, ka debat mund të ketë mospajtime për çështje të caktuar por ka komunikim, dhe ka komunikim, këto lehtë tejkalohen. Deklaratat për përgjegjësi dhe llogaridhënie që i dha mbrëmë zotëri Kasami nuk duhet të shihen si krizë, nuk janë tension, por është një kulturë e re politike që instalohet këtu në vend se…funksionarët duhet të japin llogari për punën dhe këtu nuk ka asgjë të keqe”, deklaroi Fazliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More