Ka ndërruar jetë Antonio Belushi, prifti arbëresh, veprimtari i shquar i çështjes shqiptare.
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit, ndërsa thekson se është humbje e madhe për arbëreshët e Kalabrisë.
Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut.
Si Presidente e Kosovës kam pasur nderin ta takoja në bibliotekën e pasur të tij, të cilën e krijoi dhe e mbajti me aq përkushtim deri në vdekje.