Tentimi i 11-të për konstituim, ​Kurti përsëri nuk flet për gazetarët

nga D. V.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe sot kur për herë të njëmbëdhjetë po tentohet konstiuimi i Kuvendit të Kosovës, përsëri nuk foli për medie.

Nëpër daljet publike të fundit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk iu është përgjigjur gazetarëve kur është pyetur rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sot është tentimi i 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Tashmë partia e parë e cila doli në zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje po tenton që kryeparlamentarin ta zgjedh me votim të fshehtë, por kjo mënyrë e votimit nuk po përkrahet nga partitë opozitare.

Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamenetare./KP/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More