Vdiq 58-vjeçari në QKUK, ishte rrëzuar muajin e kaluar nga çatia e shtëpisë ku po punonte

nga L. M

Policia ka thënë se më 19 korrik kishte marrë informata se një person është rrëzuar nga çatia e shtëpisë ndërsa po punonte te familjarët e tij. Ai ishte dërguar fillimisht për trajtim në Qendrën e Emergjencës në Vushtrri e më pas ishte dërguar në QKUK.

58-vjeçari nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve dhe ka vdekur të shtunën.

“Më datë 19.07.2025, policia në Vushtrri është njoftuar se një person derisa kishte qenë duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë, kishte rënë nga kulmi dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Emergjencës në Vushtrri dhe më pas është transportuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Prishtinës.  Që nga ajo datë, deri sot me datë 01.08.2025, ka qenë duke marrë tretman mjekësor ndërsa sot është pranuar njoftimi se viktima mashkull i moshës 58 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën. Me urdhër të prokuronit, rasti është iniciuar ,,Vdekje e dyshimtë” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More